4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjen lajmi “shokues” për Maqedoninë, Arbër Zeneli po rikthehet

Rekomandime

Arbër Zeneli është jashtë fushave që nga 7 qershori, kur u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi në Podgoricë.

- Advertisement -

Ylli i Reims është duke u rikuperuar dhe shumë shpejtë do të filloj të stërvitet me skuadrën e tij.

Babai i tij, Avni Zeneli e ka konfirmuar për Indeksonline se 24 vjeçari është përmirësuar shumë që nga lëndimi dhe gjatë muajit janar do të filloj stërvitjet.

“Arbëri është shumë më mirë, ka avancuar shumë që pas lëndimit. Sipas informatave besoj që në janar do të filloj stërvitjet me skuadrën e tij“, ka thënë për Indeksonline babai i Arbër Zenelit.

- Advertisement -

Zeneli aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares së Kosovës pas Vedat Muriqit.

Ai ishte vendimtar në ndeshjet e Dardanëve në Ligën e Kombeve dhe është futbollisti i vetëm që ka shënuar hetrik për Kosovën.

- Advertisement -

Arbëri pritet të jetë 100% në ndeshjet e Play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë dhe në rast fitoreje me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Ndeshjet zhvillohen me 26 dhe 30 mars dhe Kosova do të jetë mysafir në të dyja rastet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit