-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vjen ndëshkimi i parë për “kasapin e Mariopulit”

Rekomandime

Në listën e sanksioneve britanike përfshihett nga sot dhe i ashtuquajturi “kasapi i Mariupolit, koloneli Mikhail Mizinchev, si dhe 13 rusë të tjerë që kontrollojnë informacionin e qytetarëve rusë.

Në një deklaratë të sotme, Ministria e Jashtme Britanike sqaroi se sanksionet kanë për qëllim kryesisht personat që promovojnë “linjën e Kremlinit” në fushën e informacionit në Rusi, por edhe kolonelin Mikhail Mizinchev, njeriun e Putinit që dha urdhrin për të bombarduar teatrin dhe maternitetin në qytetin ukrainas duke rezultuar në privimin nga jeta të qindra civilëve.

- Advertisement -

Qeveria e Londrës po ngrin asetet e 14 rusëve në listë dhe po u ndalon atyre të udhëtojnë në Britani.

Përveç “kasapit të Mariupolit” 59-vjeçar, në listë janë edhe emrat e Aleksandër Zarov, CEO i Gazprom-Media, Alexei Nikolov, drejtor i rrjetit rus “Russia Today” (RT) dhe kreut të ” Sputnik International” Anton Anisimov.

Sipas Sekretares së Jashtme britanike Liz Tras, “Iufta e Putinit në Ukrainë bazohet në një lumë gënjeshtrash”. “Ne do të vazhdojmë të vendosim më shumë sanksione për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë dhe për të siguruar që Putini të humbasë ndaj Ukrainës”.

- Advertisement -

Koloneli Mikhail Mizinchev, i njohur si “kasapi i Mariupolit”, është drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjenerali i Putinit qëndron pas bombardimit të maternitetit në qytet si dhe teatrit që u përdor si strehë nga rreth 1000 njerëz për t’u shpëtuar bombave ruse.

- Advertisement -

Kujtohet se numri i të vdekurve nga bombardimi rus i teatrit ka kaluar mbi 300.

Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden vendosi sot sanksione të reja ndaj Rusisë, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.

Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë, gjë që mund t’i mundësojë Moskës të shmangë sanksionet e vendosura më parë.

Departamenti i Thesarit i SHBA tha në një deklaratë se kishte vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve. Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.

Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës.

Lëvizja e re e Biden i lejon Uashingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë, tha Ministria e financave. Në shënjestër të sanksioneve janë edhe “kiberdionët keqdashës”, njoftoi ministria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit