1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vjen ndëshkimi i rëndë kundër drejtësisë së korruptuar të Kosovës nga Amerika dhe Bashkimi Evropian

Rekomandime

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Tërheqja e amerikanëve dhe e evropianëve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga procesi zgjedhor i prokurorëve është vetëm një provë tjetër e madhe që shkon në këtë drejtim.

- Advertisement -

Ato provojnë se në Kosovë sundon korrupsioni, ndikimi politik dhe i pushtetit. Çdo kush që është në këto këshilla, çdo prokuror e gjyqtar është i politikës. Ndryshe nuk ka si shpjegohen faktet tash të njohura të mos përgjegjësisë së askujt në nivel të pushtetit qendror dhe lokal.

Askush nga prokuroria dhe nga gjykatat nuk është larguar për keqpërdorime, apo për shkelje tjera. Dhe, natyrisht se është anomali të mendohet se kemi pastërti të fortë në këto institucione.

Çështja e shprehur nga ambasada e SHBA-ve dhe nga BE-ja për KPK dhe prokurorët e të gjitha niveleve është e situr nga ata që e përcjellin punën e tyre. Dua të shtoj se në pozitë më të mirë nuk është as KGJK dhe gjykatësit e të gjitha gjykatave në Kosovë, deri te Gjykata Kushtetuese e vendit.

- Advertisement -

Në asnjë sistem të tillë, përkatësisht nëpër këshillat, si në KPK dhe në KGJK, ashtu edhe në prokurorit dhe gjykatat nuk kemi profesionalizëm, paanshmëri, dije të nevojshme dhe fakte tjera relevante për shtet ligjor. Kudo dhe në të gjitha këto instanca kemi keqpërdorimet më të mëdha dhe një pasurim marramendës të të gjithëve në Kosovë.

Nuk ka anëtar të KPK apo të KGJK , prokuror deri te Prokurori i shtetit, gjyqtar, deri në Gjykatën Kushtetuese, që nuk është i lidhur me pushtetin, qoftë me Presidencë, qoftë me Qeveri, qoftë me Kuvend dhe qoftë me partitë politike në vend. Institucionet e tilla i kanë nën kontroll të gjithë këtë sistem.

- Advertisement -

Kudo në shtete bëhen spastrimet. Në Kosovë njerëzit e tillë bëjnë karrierë dhe zgjidhen edhe kryeprokuror, edhe kryetar të këshillave, gjyqtar në nivelet më të larta dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka shembull.

Mbi këtë domosdo është e nevojshme që në Kosovë të kemi VETTING. Ky mekanizëm duhet të zhvillohet nën mbikëqyrjen e SHBA-ve dhe të BE-së.

Nuk duhet lejuar me keqpërdorime të tilla në pushtetin juridik. Ai pushtet duhet të spastrohet dhe kushdo që ka kryer vepra të përgjigjet penalisht. Nuk ka rrugë tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit