1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vjen një kundërpërgjigje e ashpër ndaj Ramës: Nuk je baba i kombit shqiptar, Kosovën harro

Rekomandime

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës ishin pjesë e takimit trepalësh të “Mini-Shengenit Ballkanik” të ftuar nga kryeministri Zoran Zaev.

- Advertisement -

Por mospjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit ka të bëjë kryesisht me orientimin e saj drejt BE, dhe jo Samite të tilla me qëllim që të fuqizohet Serbia.

Edi Rama është aset i rrallë Ballkanik, lider rajonal i graduar nga Vuçiqi, që do të rregullojë paqen shqiptaro-serbe e do të sjellë verë për serbet e dimër për shqiptarët.

- Advertisement -

Kështu ka vlerësuar analisti politik Rexhep Shahu i cili në një prononcim për “Bota sot “ka thënë se Edi Rama është nga ata politikanët misionar, që historia ia sjell njerizimit njëherë në njëmijë vjet.

Atë e kërkoi koha që të demokratizojë, evropianizoj dhe civilizojë Serbinë.

- Advertisement -

“Edi Rama është nga ata shenjta që Ballkanit i vijnë një herë në njëmijë vjet, që dëshiron më shumë fqinjët e shqiptarëve se sa shqiptarët, që për të mirën e serbëve ai i sakrifikon shqiptarët. Edhe teoria e Mini-Shengenit çerek Ballkanik ose shqiptaro – serb – pak maqedonas është në shërbim të Serbisë. Këtë e dinë të gjithë që Serbia dëshiron tregje afër sa më afër, prandaj edhe Rama i ofron Shqipërinë.

Sipas tij, pengesë kryesore për të është Kosova, sepse për të lidhë Serbinë me Shqipërinë duhet kapërcyer Kosova.

“Rama megjithatë po vazhdon ta realizojë me Serbinë atë që realizoi dhe ndërpreu Enver Hoxha në vitet 1945-1948. Por ai le të bëjë çfarë të dojë, por Rama nuk është baba i kombit shqiptar dhe Kosovën ta harrojë se ai e nëpërkëmb pasi sot Kosova ka liderët e vet dhe donë fati që liderët e Kosovës nuk do të jenë zgjatime të Edi Rames, as nuk do të hyjnë nën shalët e Edi Rames i cili është internacionalist i kulluar me veprime ani se shpesh me fjalë shitet si nacionalist progresist”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Ai konsideron se interesat janë të thella pasi Ballkani nuk është vetëm Serbia, Shqipëria e Maqedonia, por janë edhe disa shtete tjera.

“Ne nuk kemi të bëjmë me Mini-Shengen apo Shengen Ballkanik por kemi të bëjmë me krijim hapësirash tregtare për Serbinë, ndryshim imazhi për Serbinë si dëshira ruso -turke dhe si kundërvënie Evropës politike aktuale. Mini-Shengen apo shengeni nuk ka nevoja tjera për liri lëvizje apo çfarë tjetër, por ka vetëm nevojën për hapësira tregtare për Serbinë dhe investimet e të tjerëve në Serbi, si investime turke e kineze në Serbi, që të mund të lëvizin lirisht mallrat e njerëzit e huaj nga Serbia në Durrës”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit