1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjen një lajm i mirë për liberalizimin e vizave

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten ka biseduar edhe me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

- Advertisement -

Një bisedë të tillë kryediplomatja kosovare e ka zhvilluar me rastin e 12 vjetorit të marrjes së njohjes së pavarësisë nga Portugalia.

“Në një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, z.Augusto Santos Silva, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gadishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës sonë eurointegruese”, deklaroi kryediplomatja Haradinaj – Stublla.

“Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Portugalisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila sot paradite ka pritur në takim edhe homologun tjetër të saj, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit