2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vjen paralajmërimi i habitshëm: Dimri mund të mos ekzistojë më në vitin 2050

Rekomandime

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar se në vitin 2050 nuk do të ketë më dimër në këtë kontinent, por një verë të re të zgjatur në kohë.

- Advertisement -

“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe, duke zbuluar se tjetërsimi i klimës do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën në Tokë.

Ekipi, i shkencëtarëve kanë marrë në analizë të dhënat e Byrosë Meteorologjike dhe Informacionit Shkencor dhe ka dalë në këtë përfundim shqetësues.

“Pamë temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

- Advertisement -

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.

Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 gradë Celsius për periudha të qëndrueshme kohore, bazuar kjo nga analiza e parashikime të motit.

- Advertisement -

Gjithashtu një ekip studiuesish ka zbuluar se rritja e temperaturave prej 1.5 ° C dhe 2 ° C në Shtetet e Bashkuara do të rezultojë në 1.600 dhe 2.100 vdekje nga dëmtimet që mund të pësojnë.

Sipas studiueseve më së shumti këto vdekje do të preknin burrat midis moshës 15 dhe 34 vjeç. Vdekjet do të vijnë kryesisht nga aksidente gjatë transportit, nga vetëvrasjet, mbytja dhe dh na.

Për shkak se shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i klimës do të shkaktojë një rritje të temperaturave për dekadat e ardhshme, gjetjet janë shqetësuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit