3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjen paralajmërimi i Putinit: Çmimet do vijojnë të rriten

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në televizionin shtetëror të vendit të tij, tha se çmimet do të vijojnë të rriten në të gjithë botën nëse presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk do të ndalet, duke iu referuar sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

“Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen. Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e krijuar e kanë sanksionet. Është shumë e çuditshme”, tha Putin të Enjten.

- Advertisement -

Presidenti rus shtoi se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në furnizimin energjetik dhe nuk ka aspak faj për rritjen e çmimeve: “Çmimet po rriten sepse Perëndimi i bëri gabim llogaritë, mos na fajësoni neve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit