3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vjen përgjigja e SHBA-së pas kërcënimit bërthamor nga Korea e Veriut

Rekomandime

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njoftoi gjatë një parade për 90-vjetorin e ushtrisë së vendit të tij se regjimi i tij “do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të forcuar dhe zhvilluar aftësitë bërthamore me një ritëm më të shpejtë”.

Këto synime kanë marrë tashmë një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se, pavarësisht nga ato që ai vetë i ka cilësuar si “provokime” nga Koreja e Veriut, Shtetet e Bashkuara “mbeten të hapura ndaj diplomacisë dhe dialogut me Korenë e Veriut”, për t’i dhënë fund programit të saj bërthamor.

Megjithatë, Price theksoi se “ne kemi gjithashtu një detyrim për t’iu përgjigjur provokimeve të fundit nga Koreja e Veriut, dhe në veçanti dy lëshimeve të raketave balistike”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, nga ana tjetër, ka theksuar se këto deklarata të Kim Jong-un konfirmojnë idenë e Shteteve të Bashkuara se “Koreja e Veriut përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka treguar vazhdimisht vullnetin e tij për të dialoguar me Korenë e Veriut. Megjithatë, regjimi i këtij vendi ka treguar pak interes për të zhvilluar bisedime pas tre takimeve të nivelit të lartë që zhvilloi me paraardhësin e Biden, Donald Trump.

Duke pasur parasysh këto refuzime, SHBA-ja nuk përjashton marrjen e masave kundër Koresë së Veriut për veprimet e saj, siç është testi muajin e kaluar i një rakete balistike ndërkontinentale (i pari i kryer nga regjimi i Kim Jong-un që nga viti 2017).

- Advertisement -

Në akt, një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e paraqitur në fillim të këtij muaji nga Shtetet e Bashkuara, dhe në të cilën agjencia AFP kishte akses, parashikon shtrëngimin e sanksioneve kundër Phenianit. Këto do të përfshijnë një reduktim nga katër milionë në dy milionë fuçi naftë që Koreja e Veriut mund të importojë çdo vit për qëllime civile.

Projekt-rezoluta, e paraqitur në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, do të vendosë gjithashtu kufizime në eksportet e Koresë së Veriut, duke përfshirë karburantet minerale dhe orët.

Megjithatë, Kina (aleati më i ngushtë i Koresë së Veriut) dhe Rusia (marrëdhëniet e së cilës me Perëndimin janë përkeqësuar me shpejtësi për shkak të pushtimit të Ukrainës) deri më tani kanë refuzuar të diskutojnë një iniciativë të tillë. Të dy vendet kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndaj rezoluta nuk mund të realizohej pa miratimin e tyre./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit