0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vjen propozimi për VV-në dhe LDK-në: Kështu duhet të ndahen të gjitha postet

Rekomandime

“Po duket se partia e dytë që doli nga zgjedhjet, LDK po vepron në frymë të njëjtë si më parë, nuk po i respekton postet e pa varura siç janë fillimisht pozita e presidenti, pastaj bordet e ndërmarrjeve publike, shërbimi diplomatik dhe të tjera. LDK-ja duhet të deklarohet për të gjitha këto segmente të institucioneve të shtetit sepse përndryshe kështu po lë të kuptohet se është LDK-ja shkaktari kryesor që po e pengon marrëveshjen e koalicionit me LVV-në”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, dhe njëherësh njohës me përvojë i proceseve elektorale në Kosovë, Blerim Burjani, ka hedhur akuza të ashpra për mosmarrëveshjet që dolën së fundi në mes të LVV-së dhe LDK-së, dhe që pamundësuan nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes për një koalicion shumë të pritur qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

- Advertisement -

Burajani konsideron se tani edhe qytetarët kanë filluar ta humbin durimin dhe besimin tek këto dy subjekte politike, sidomos tek LDK-ja që po insiston ta merr hisen më të madhe në qeverisje dhe për të ushtruar kontroll politik në institucionet e pavarura.

Blerim Burjani

“Sepse që në fillim të negociatave për koalicion nuk po shihet se e kanë të pa mundur të arrijnë gjuhë të përbashkët në emër të interesit për ndryshime dhe kapje të shtetit, por tani janë fokusuar në ndarjen e pushtetit vetëm për rehatimin e grupeve klienteliste brenda partiake dhe ndarjes së pozitave më profitabile. Do të ishte pozitive që të arrihet marrëveshje sa më parë, por LDK duket se kërkon më shumë ministri dhe nuk po e respekton kushtetutën e shtetit sa i përket pozitës së presidentit.

Dihet fare mirë që me kushtetutë ky post është i pa varur, por ja që LDK-ja deri më tash është mësuar me u “kusurit” me këtë post, sikur që bëri me PDK-në , andaj po dëshiron që këtë post ta politizoj ngjashëm si PDK-ja.

- Advertisement -

Për Mendimin tim kjo është krejtësisht e pa pranueshme. Nëse nuk është kështu atëherë le ta demantojnë por kjo po shihet ashiqare dhe nuk kanë se si e thonë dhe si e arsyetojnë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Burjani konsideron se dëmi më i madh që mundë të vazhdojë të bëhet në një qeverisje eventuale mes LVV-së dhe LDK-së, do të jetë vazhdimi i mentalitetit të vjetër qeverisës, sikurse ishte me PDK-në duke ushtruar kontroll politik në institucionet e pavarura, për çka janë zotuar kundër në fushatë edhe LVV edhe LDK.

- Advertisement -

“Po duket se partia e dytë që doli nga zgjedhjet, LDK po vepron në frymë të njëjtë si më parë, nuk po i respekton postet e pa varura siç janë fillimisht pozita e presidenti, pastaj bordet e ndërmarrjeve publike, shërbimi diplomatik dhe të tjera. LDK-ja duhet të deklarohet për të gjitha këto segmente të institucioneve të shtetit sepse përndryshe kështu po lë të kuptohet se është LDK-ja shkaktari kryesor që po e pengon marrëveshjen e koalicionit me LVV-në. Për sa ju përket dikastereve qeveritare, kjo do të ishte pozitive nëse ndarja do të bëhej në një proporcion sa më të barabartë, duke marr LDK-ja kryeparlamentarin, zëvendëskryeministrin e parë dhe 6 ministri, kurse VV 4 ministri dhe kryeministrin. Numerikisht kjo do të ishte një ndarje shumë reale e posteve politike në qeverisjen e mandatit të përbashkët, që të mos rrëshqet vendi në një ngërç të ri politik dhe institucional”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit