I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe është shprehur i tronditur nga KRlMl i rëndë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe ka thënë se autoritetet po punojmë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë.
“I tronditur nga suImi ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.
Shocked by the violent attack on students in Gllogjan/Glođane. Authorities are working to bring the perpetrator(s) to justice quickly. Deepest condolences to the victims’ families & wishing the injured a speedy recovery.
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 27, 2021