-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane: Të gjitha partitë ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend.Sipas ambasadës amerikane, respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare.“Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane dhënë për lajmi.net.

- Advertisement -

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi pritet të dalë deri më 29 maj.Kushtetuesja javën e kaluar ka dalë me një reagim, ku i ka kërkuar Presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos i bëjnë presion me deklarata publike dhe të mos e paragjykojnë vendimin e saj.

“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në reagimin e Gjykatës.

Ndërkaq, në pritje të vendimit të Kushtetueses, LVV, ka paralajmëruar se nesër ka organizuar një përformancë në shesh, ku do të marrin pjesë 3500 deri në 5000 veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit