4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vjen reagimi i parë nga Serbia për letrën sekrete të Thaçit me NATO-n

Rekomandime

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeveri të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për çështjen se FSK nuk mund të shkojë në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Gjuriq citohet nga mediat serbe se e ka quajtur kërcënim deklarimin e Kurtit se FSK nuk mund të shkel në veri të Kosovës.

Ai thotë se një deklarim i tillë është kërcënimi drejtpërdrejtë nga Kosova për serbët që gjenden në veri.

Po ashtu ai ka thënë se kërcënimi i parë i Kurtit kishte me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ndërsa sipas tij, tani Kurti me këtë temë po ngacmon rivalët politik në Kosovë.

- Advertisement -

“Kjo kishte kulmuar në njoftimin se do të prezantojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ndërsa tani ai përdorë këtë temë për konfrontim politik me partitë rivale në Prishtinë”, ka deklaruar Gjuriq ndër të tjera për Kosova Online.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka akuzuar Thaçin se kishte bërë marrëveshje sekrete me NATO-n që FSK të mos shkojë asnjëherë në veri të Kosovës. Këtë marrëveshje Thaçi e kishte bërë sa kishte qenë kryeministër i Kosovës para shtatë viteve.

- Advertisement -

“Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”.

“Kryeministri Kurti, në shkresën dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar kryeparlamentarës./Gazeta Sinjali/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit