3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjen reagimi i Vjosa Osmanit pas vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për koalicionin me VV’në

Rekomandime

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ku u vendos që marrëveshja me VV’në të përfshijë të gjitha postet shtetërore.

- Advertisement -

“Ne kishim mbledhjen e KP-së në të cilin informova anëtarët e deputetët e zgjedhur, kryetarët e komunave, me ecurinë e bisedimeve që kemi pasur deri më tani me VV’në për koalicionin e mundshëm qeverisës. Mund t’iu them që LDK mbetet e përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet që të arrijmë një koalicion për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa pas takimit.

E menjëherë kësaj reagoi Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu kategorikisht doli kundër këtij versioni të kërkuar nga LDK’ja.

- Advertisement -

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”, tha Haxhiu.

“Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Po ashtu erdhi një reagim i kryetarit të VV’së, Albin Kurti. Për të kjo kërkesë e LDK’së nuk është asgjë e re.

Ndërkohë, kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, ka dhënë një deklaratë rreth takimit të KP’së së LDK’së sot.

“Interes i LDK-së dhe i Kosovës është që marrëveshja të jetë e balancuar dhe partitë të ndihen mirë edhe në partneritet”, ka thënë Osmani

LDK dhe VV pritet të angazhohen në ditët në vazhdim për arritjen e një marrëveshje. Me datën 26 dhjetor do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit