1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjen reagimi nga OVL e UÇK-së: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “Ma jep letërnjoftimin”

Rekomandime

Faton Klinaku i Organizatës së Veteranëve të Iuftës ka reaguar ndaj mbajtjes së liturgjisë serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit, Faton Klinaku është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para Iuftës në Kosovë.

- Advertisement -

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

Në lidhje me meshën e mbajtur sot në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë ka pasur reagime të shumta.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës nuk ka dalë ende me një qëndrim për ngjarjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit