0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vjen thirrja: Ja arsyet pse duhet të hetohen paratë e luftës, Fondi 3% dhe Vendlindja Thërret

Rekomandime

“Prandaj, ri aktualizimi përsëri i hetimit për zbardhjen së vërtetës për abuzimet e bëra me të dyja fondet e luftës, “Fondin e 3%it” dhe “Vendlindja Thërret”, përveçse do të ngjallë shpresa tek qytetarët, do të krijonte një standard i ri politik, për krijimin e raporteve të shëndosha mes partnerëve në koalicion”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sikur që dihet, Lëvizja Vetëvendosje në dy mandatet e kaluara si parti politike opozitare, ka qenë shumë e zëshme në kërkesat saj ndaj prokurorisë së shtetit, që në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, të merret edhe me hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës për abuzimet e bëra me të dyja fondet e luftës, Fondin 3% dhe Vendlindja thërret, pasi aty bëhet fjalë për abuzimet miliardëshe me para të popullit, dhe që realisht është baza e pasurimit të politikanëve kosovarë.

Tani, kur LVV po pritet të vie në pushtet së bashku me LDK-në, analistët politikë theksojnë se është momenti ideal që të riaktualizohet përsëri një kërkesë e tillë, sepse është momenti më i duhur që të pastrohet politika nga kjo hipotekë e rëndë e së kaluarës, abuzimit me këto fonde, dhe të mos mbetet kjo temë peng i lidhjes së koalicionit qeverisë në mes të LVV-së dhe LDK-së, duke e amnistuar tërësisht këtë krim të organizuar.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa thotë se nuk mundë të pretendohet në ndërtimin e shtetit të së drejtës nga kjo qeveri në ardhje, nëse nuk zbardhet e vërtetë e mjegullt e abuzimit të të dyja fondeve të luftës.

- Advertisement -
Florim Zeqa

“Pa pastrimin e politikës nga hipotekat e së kaluarës, nuk mund të ketë perspektivë të shëndoshë zhvillimore dhe as ndryshim të mirëfilltë në qeverisjen e vendit. Përderisa Lëvizja Vetëvendosje, në dy mandatet e kaluara si parti politike opozitare, ka qenë shumë e zëshme në kërkesat saj ndaj prokurorisë së shtetit që në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, të merret edhe me hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës për abuzimet e bëra me të dyja fondet e luftës, “Fondin e 3%it” dhe “Vendlindja Thërret”, tani për hir të koalicionit qeverisës, përkatësisht dëshirës për marrjen e pushtetit këto dy tema i kanë anashkaluar tërësisht. Është krejtësisht iluzive të mendohet, e lërë më të pretendohet në ndërtimin e shtetit të së drejtës nga kjo qeveri në ardhje, nëse nuk zbardhet e vërteta e mjegullt e abuzimit të të dyja fondeve të luftës. Gabimin e pafalshëm që e ka bërë LDK-ja me zgjedhjen në krye të partisë të njeriut që ka abuzuar me fondet e qeverisë në ekzil, të qeverisë më popullore në historinë e Kosovës, duke e amnistuar krimin më monstruoz të plaçkitjes dhe vjedhjes së djersës së mërgimtarëve nga ish ministri i financave në ish Qeverinë e Bukoshit, Isa Mustafa, nuk guxon ta bëj VV-ja dhe askush tjetër që pretendon ndërtimin e shtetit të së drejtës. Prandaj, ri aktualizimi përsëri i hetimit për zbardhjen së vërtetës për abuzimet e bëra me të dyja fondet e luftës, “Fondin e 3%it” dhe “Vendlindja Thërret”, përveçse do të ngjallë shpresa tek qytetarët, do të krijonte një standard i ri politik, për krijimin e raporteve të shëndosha mes partnerëve në koalicion”, tha Florim Zeqa për Kosova Sot Online”.

Lënia në heshtje e kësaj çështje, sipas analistit Zeqa do t’i qes një hije të keqe koalicionit LVV- LDK, e më së tepërmi do të dëmtohet imazhi pozitiv dhe besimi i madh që e kanë pasur qytetarët tek partia e parë fituese, e cila duhet t’i prij tani aktualizimit të kësaj teme dhe zbardhjes së plotë të çështjes.

- Advertisement -

“Anashkalimi i kësaj teme të ndjeshme, përveç se peng i lidhjes së koalicionit qeverisë në mes të LVV-së dhe LDK-së, do të bëj që skena politike të mos pastrohet së paku edhe për një dekadë nga kjo hipotekë e rëndë dhe e zymtë e së kaluarës, abuzimit të trishtë me këto fonde, nga të cilat e ka burimin pasurimi i paligjshëm i klasës aktuale politike në vendin tonë. Dëshmitë e këtij pasurimi janë të bollshme, filluar nga të dhënat e akëta të Agjensionit Anti Korrupsion, bizneset dhe pasuritë e paluajtshme në vend, në shtetet e rajonit dhe shtetet perëndimore e deri tek Parajsat Fiskale, ku dyshohet se e kanë fshehur yndyrën e pasurive të tyre të paligjshme”, deklaroi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit