Në vendlindjen e ish- presidentit historik Ibrahim Rugova, presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë atje, për fushatën për zgjdhjet e 14 shkurtit.
Vjosa Osmanin me duartrokitje e kanë pritur shumë qytetarë të Istogut, duke iu referuar asaj si “Zonja e hekurtë”.
Aktivistët e LDK-së i kanë bërë asaj një pritje madhështore, duke i uruar njëherësh suksese në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku pritet të hyjë në koalicion me VV-në.
Nikoqirët i kanë premtuar asaj mbështetje maksimale në zgjedhjet e shkurtit.