2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjosa Osmani e pranishme në momentin kur Thaçi dekoroi Grenell

Rekomandime

Emisari amerikan Richard Grenell, bashkë me një delegacion në orët e mbrëmjes së sotme arritën në Prishtinë. Ata u pritën në objektin e Qeverisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabineti i këtij të fundit.

- Advertisement -

Një takim me dyer të mbyllura, që u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike. Një ngjarje kjo që u cilësua historike si nga Hoti ashtu edhe Grenell, duke hapur rrugë edhe finalizimit të marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas nënshkrimi të kësaj marrëveshjeje, emisari Grenell u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave, nga presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa, ajo që u vërejt në këtë ngjarje ishte edhe prania e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

E njëjta ra në sy, derisa ishte bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

Kujtojmë, që pas përfundimit të këtij “misioni”, delegacioni amerikan dhe Grenell u nisën drejt Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit