0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani flet nëpërmjet bashkëshortit, tregon se pse ia ndali fjalën në Kuvend Driton Selmanajt

Rekomandime

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osamnit, Kryetares së Kuvendit të Kosovës është përfshirë në debat rreth ndaljes së mikrofonit të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanajt.

- Advertisement -

Në një postim të tij në Facebook, Sadriu ka shkruar se duhet të bëhet dallimi se cfarë shteti është Kosova.

“Kosova është demokraci parlamentare, por është edhe Republikë. Ju lutem mos i ngatërroni këto dy përkufizime bazike të shkencave politike”, ka shkruar Sadriu.

E në këtë postim të tij ka marr qindra komente e në mesin janë edhe kritikat ndaj bashkëshortes së tij e cila ia ndali mikrofonin bashkëpartiakurit të tij, Driton Selmanajt.

- Advertisement -

Sipas Sadriut mikrofoni dhe deputëtët nuk janë për ta dezinformuar publikun.

“Mikrofoni nuk është mjet për të dezinformuar publikun. E as mandati i deputetit nuk është i tillë”, ka shkruar Sadriu.

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka ndaluar fjalën deputetit të Lidhjes Demokratike, Driton Selmanajt, derisa ai po fliste për masat kufizuese lidhur me situatën emergjente në vend.

Selmanaj i tha Osmanit se ajo po i legjitimon sjelljet anti-kushtetuese të Qeverisë së Kosovës.

“Ka ardhur në përfundim se Qeveria ka shkelur Kushtetutën. Po thotë [Kushtetuesja, v.j] se ju keni në dispozicion kaq kohë për të sjell një Ligj të ri, përndryshe kaloni në nenin 56 ku flet për shmangie të të drejtave dhe lirive të njeriut, e që bëhet me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Selmanaj.

“Përpjekja që ju po e bëni, është përpjekje për të legjitimu sjelljen e kësaj qeverie duke e lënë anash nenin 56 të Kushtetutës së Kosovës…”, u shpreh Selmanaj, para se të ndërpritej nga Osmani.

Ndërkaq, Osmani i tha Selmanajt se ai nuk ka të drejtë të ofendojë askënd.

“Z. deputet, je duke e keqpërdorur të drejten tënde për t’i dezinformuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ke asnjë të drejtë… në radhë të parë, fjalën ta dhashë me fol për çështjen e mocionit; në qoftë se do me fol për çështjen e mocionit fol, nëse fol për një temë tjetër, regjia ia ndalon menjëherë fjalën”, i tha Osmani, Selmanajt.

Kryetarja Osmani i tha Selmanajt se nuk i është shkelur asnjë e drejtë. “Në qoftë se mendon se të është shkelur ndonjë e drejtë, janë procedurat”, i tha Osmani, Selmanajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit