2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani i drejtohet popullit, pasi mori detyrën e presidentes!

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pranuar zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

- Advertisement -

Kësisoj, në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Osmani, edhe “de jure” ushtron funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

E, lidhur me këtë, ajo përmes një video-mesazhi i është drejtuar popullit të Kosovës.

Vlen të theksohet se sot ish-presidentit Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Thaçi ka bërë të ditur edhe dorëheqjen e tij, pasi siç tha ai “s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit