1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vjosa Osmani i përgjigjet Vuçiqit pasi e përmendi si kandidate për kryeministre nga LDK-ja e Nisma

Rekomandime

Nënkryetarja e LDK-së e kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që deklaroi se vendimi për anulim të votave të Serbisë ishte lojë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për imponim të pozitës së kryeministrit, e krijimit të një grupi më të madh parlamentar se Vetëvendosja, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Osmani ka shkruar në Facebook, se jo rastësisht Vuçiq kishte qenë ministër i propagandës, e se kjo deklaratë e tij është ajo se çka presidenti serb di të bëjë më së miri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë”, ka shkruar Osmani.

Ishte presidenti serb Vuçiq ai që tha se skenari me votat e Serbisë nuk do të ndikojë te Lista Serbe. Sipas tij, kjo ishte bërë për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn Nisma numri i vendeve të VV-së do të zvogëlohet.

- Advertisement -

“Ky skenari me helmim u mendua kundër Kurtit. Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po t’i anulojnë 4,000 deri në 5000 vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi i Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn Nisma, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK-ja në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë.

- Advertisement -

Në anën tjetër Lista Serbe tha se vazhdon “t’i ketë në duart e saj të dhjetë mandatet” në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit