Anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra ka treguar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur 13 profile për të ndjekur në Facebook, në mesin e të cilëve edhe Erdogani.
Tutje ajo tregon se presidenti turk javëve të fundit ka futur ne burg 599 qytetarë ne mesin e tyre gra e fëmijë duke nxite reagime të shumta te organizatave ndërkombëtare, senatoreve e kongresistëve amerikanë.
Shkrimi i saj i plotë:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paska zgjedhur 13 profile për të ndjekur në Facebook, mesin e tyre qenka Erdogani. Dmth ky është njeri nga personalitetet më të rëndësishme që presidenca konsideron të jetë në ketë listë. Para pak javësh Erdogani ka futur ne burg 599 qytetarë ne mesin e tyre gra e fëmijë duke nxite reagime të shumta te organizatave ndërkombëtare, senatoreve e kongresistëve amerikanë.
Xharra një kohë të gjatë ishte ndër gazetaret më të shquara në vend, për tu bërë pjesë e PDK’së. Ajo tashme jeton në Amerikë.