1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjosa Osmani: Jemi vonuar për marrjen e vaksinës, Serbia me sjelljen e vaksinave në Kosovë po bën shkelje flagrante

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka nisur ditën duke vizituar Klinikën Infektive në SHSKUK.

- Advertisement -

U.D. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, para gazetarëve deklaroi se i kërkuan Osmanit të ketë vëmendje të theksuar ndaj këtij sektori.

Ndërsa Osmani ka falënderuar mjekët kosovar dhe gjithë menaxhmetin e QKUK-së të cilët që nga shkurti i këtij viti kanë punuar pa asnjë ditë pushim.

“Është një situatë ku jemi në prag të festave, ku shumica prej nesh do ta kemi të paktën pushim , këta për çdo ditë nga shkurti nuk kanë pasur asnjë ditë pushim.

- Advertisement -

Ata në kushte të vështira kanë punuar që të mbrohet shëndeti i popullatës tonë. Prandaj ashtu edhe siç diskutuam sot dua ta theksoi se investimi në shëndetësi nuk është investim vetëm në një sektor por në të gjithë sektorët.

Prandaj isha këtu që tu jap përkrahjen e plotë, mjekëve dhe infermierëve të cilët ndër të tjera kanë humbur edhe shumë kolegë të tyre, për t’i inkuadrojmë e për tu treguar se gjendemi pranë tyre, e vlerësojmë vetëmohimin e tyre, do ta ngrisim zërin për ta”, tha Osmani para gazetarëve.

- Advertisement -

Ndërkohë ka thënë se Qeveria e vendit është vonuar në marrjen e vaksinave kundër Covid, derisa vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në këtë drejtim.

“Qeveria a është vonuar për marrjen e vaksinave Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtar, kemi vonesa të cilat nuk do të duhej të arsyetoheshin, shtetet e tjera të rajonit janë para nesh. Pra duhet të kërkojmë ndihmë nga këto shtete në mënyrë që qytetarët tanë të pajisen me to para prillit”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se ndonëse e ka kaluar Covid 19 edhe ajo do ta marrë këtë vaksinë.

Ajo ka komentuar edhe vaksinimin e qytetarëve serbe nga shteti i Serbisë në Kosovë, duke thënë se Serbia po bën shkelje flagrante të marrëveshjeve të Brukselit.

“Ne jemi njoftuar se institucionet e drejtësisë tashmë po hetojnë rastin, kjo jo vetëm që është shkelje flagrante e marrëveshjeve në Bruksel dhe dëshmon që Serbia është vetëm pjesë e dialogut asnjëherë zbatuesve e marrëveshjeve. Serbia shfrytëzon çdo vakum , Serbia po shfrytëzon për destabilizim të situatës. Duhet bashkëpunim me të gjitha komunat e vendit në mënyrë që institucionet tona, të sigurojnë ata që Kosova do t’i vaksinoj që të gjithë në periudhën sa më të shpejtë të mundshme”, tha Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit