1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vjosa Osmani krijon tensione për tri ditë në Shqipëri

Rekomandime

Vjosa Osmani ka trazuar ujërat në Tiranë. Vizita e saj treditore po konsiderohet si më e tensionuara që është bërë prej liderëve kosovarë atje. Fjalimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë e ushqeu debatin politik në Kosovë e Shqipëri. Kritika e elozhe u thurën nga opinionistë, politikanë e parti politike ndaj saj dhe asaj çka ajo tha.

- Advertisement -

Kosovën e përfaqësoi si kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentit. Por, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos jetë i pranishëm në seancën ku Osmani mbajti fjalim. Madje edhe takimin me të e mbajti me dyer të mbyllura. Rama edhe pas takimit zgjodhi të mos organizojë konferencë për media.

Osmanit nuk i erdhi mirë që Rama e priti pa protokoll. Madje reagoi duke thënë se “Protokolli është i qartë, por është zgjedhja e z. Rama në këtë rast dhe duhet pyetur ai për një gjë të tillë”, shkruan Express.

“Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë, pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllai vëllait. Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është çështje që duhet shtruar me ta” tha ajo.

- Advertisement -

Kritika nuk mori vetëm Rama. Në Shqipëri reaguan edhe gazetarë të njohur si i njohur Andi Bushati dhe Mero Baze. Ky i fundit e quajti Osmanin “jeniçer” qe po tenton të bëhet e famshme duke sulmuar politikën e Shqipërisë. Diçka të tillë, sipas tij, kishte bërë edhe Albin Kurti.

“Vjosa Osmani erdhi në Tiranë me mision anti-Ramë, as presidentët grekë nuk u sollën kështu”, shkroi Bushati.

- Advertisement -

Osmani mori Kritika edhe nga familja Jashari në Kosovë. Kjo sepse Osmani nuk përmendi UÇK’në fare në fjalimin e saj. Murat Jashari tha “Meqë i ka hy historisë dhe e ka kaluar UÇK-në e nuk e ka përmend, është gabim. Pa UÇK-në, ne sot nuk do të ishim të lirë”.

Përveç kritikave, Osmani mori edhe lavdërime. Ata që po e përkrahin, por nuk e kanë në parti – Lëvizja Vetëvendosje, nuk hezituan ta mbrojnë për atë që bëri Osmani në Tiranë.

Drejtori i VV’së në Shqipëri, Boiken Abazi, vazhdimisht ka shkruar duke thënë se pritja e Ramës për Osmanin ishte skandaloze.

“Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”, shkroi Abazi.

Përveç VV’së, Osmani për fjalimin e saj mori lavdërime edhe nga opozita e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit