Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë mbështetje edhe nga prindërit e saj për iniciativën që ka nisur pas ndarjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo këtë e ka bërë të ditur me anë të një fotografie në rrjetin social Facebook ku është me dy prindërit e saj dhe mbrapa është slogani i iniciativës së saj në këto zgjedhje “Guxo”.
“Me babin e mamin sot në Mitrovicë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së Osmanit, transmeton Klan Kosova.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Osmani pritet që të garojë në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1921355954693326