2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjosa Osmani merr një goditje të papritur nga LDK

Rekomandime

Kërkesat dhe pakënaqësitë e tij nuk janë përfillur nga partia, por deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së. Ai as nuk e vë në diskutim nëse duhet të qëndrojë ende në partinë ku ishte që nga themelimi i saj.

- Advertisement -

Rexhepi s’e kishte votuar Qeverinë e udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, por ai tha për  se javën e kaluar e ka votuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

“Po, patjetër që do të vazhdoj të jem në LDK. S’kam planifikuar kurrgjë tjetër momentalisht. Ishte një vit i rëndë edhe në Parlament. Kur të mos jesh produktiv si Parlament, si institucione, aty vetëm po… Po mendoj, si refleksion i asaj pastaj edhe qëndrimet i kam marrë… Pasi edhe nuk munda të jap kontribut sa duhet, dhe kështu s’dua të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme, pastaj shohim, as vetë s’e di… Janë zgjedhjet për partitë, nuk më takon tash të them po hiqem prej partisë”, tha Rexhepi për Express.

Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ai ka votuar për nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër, ndonëse nuk është pajtuar me plot qëndrime të partisë dhe të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja. Rexhepi vlerëson se do të ishte e palogjikshme politikisht të mos e votonte Hotin si kandidat për kryeministër.

- Advertisement -

“Po po, kam votuar për spese ajo s’ka logjikë shumë… Politikisht nuk ka logjikë ndryshe. Unë kam mendu diçka tjetër deri para 23 dhjetorit, para vitit të ri. Kam mendu që bëhen disa ndryshime tjera. Kështu që, kanë ndodhë disa ndryshime tjera. Kam pritë diçka tjetër. I kam thënë… Nuk është mirë me u marrë tash”, tha Rexhepi.

Deputeti që në mesin e muajit të kaluar dha idenë që “të ulën partitë, të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani presidente e Kosovës”, nuk do t’i bashkohet listës së Osmanit. Ai tha se hera e fundit që kanë folur mes vete, ka qenë një përshëndetje kolegiale në Kuvend.

- Advertisement -

“Qaty në Parlament jemi përshëndetë veç si dy kolegë. Kurrgjë më shumë. Nëse do të kisha kalu në iniciativën e saj, do të kisha tregu vetë”, tha Rexhepi.

Rexhepi ishte në mesin e zyrtarëve të pakënaqur në LDK. Më 3 shkurt, ai e kishte votuar Qeverinë Kurti, ndërsa më 25 mars nuk kishte marrë pjesë në seancën ku ishte votuar për rrëzimin e po të njëjtës dhe kishte abstenuar më 3 qershor, kur u votua Qeveria Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit