10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjosa Osmani nga Turqia ka një kërkesë urgjente!

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Turqi.

Ajo përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar disa fotografi, ka treguar se në këtë samit është me ftesë të presidentit turk Erdogan.

- Advertisement -

Ajo në këtë samit ka këkruar nga vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

Gjithashtu Osmani ka treguar se ka kërkuar edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Erdogan, po marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Në fjalimin tim para përfaqësuersve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian.

Sic po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave.

Sot ndërkaq fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me Presidentë, Kryeministra e Ministra nga shumë vende të botës do të diskutojmë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit