1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani për vendimin e GJK-së: Në përputhje me interesin e publikut

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë punën e Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar çështjen e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin në ditë feste dhe ka vlerësuar se vendimi i saj është në përputhje me interesin e publikut.

- Advertisement -

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë dekretin e Thaçit, përmes të cilit kishte mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Vendimi është i përkohshëm, deri më 29 maj, kur mund të merret vendimi final.

“Sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentit për mandatarin e ri të qeverisë së vendit, deri në një vendim meritor. E vlerësoj lart faktin që Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta trajtojë këtë çështje, megjithëse ditë feste, në mënyrë që të mbrohet integriteti institucional në rrethanat e krijuara. Në funksion të kësaj, unë i kam drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese komente (në afatin që ishte caktuar nga ana e Gjykatës), me të cilat kam arsyetuar pse vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme, pa paragjykuar vendimin final të Gjykatës për pjesën meritore të rastit. Në këto komente kam sqaruar se ‘vendosja e masës së përkohshme mbi ekzekutimin ose ndërmarrjen e veprimeve që rrjedhin nga dekreti është po ashtu e domosdoshme për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të garantohet që Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë në sistemin tonë politik, nuk do të marrë vendime që mund të rezultojnë kundërkushtetuese, e që për pasojë do të dëmtonin rëndë besimin e publikut dhe vetë integritetin e këtij institucioni”, thuhet në deklaratën e Osmanit, përcjell Zyra për Informim e Kuvendit.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se si kryetare do të kujdeset që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjitha hapat në përputhje me vendimin e GJK-së.

“Në këtë mënyrë, përveç se është në përputhje të plotë me interesin publik, vendosja e masës do të parandalojë shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm në kuptim të funksionimit kushtetues dhe ligjor të institucioneve më të larta kushtetuese në vend. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe njeri i që respekton gjithnjë vendimet e institucioneve të pavarura, do të kujdesem që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i ftoj të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit