1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vjosa Osmani shkarkohet nga të gjitha pozitat në LDK

Rekomandime

Vjosa Osmani është shkarkuar nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

- Advertisement -

Ky vendim u morr pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm i cili ka përfunduar në ora 19:00.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli.

Gjatë ditës së sotme i pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

- Advertisement -

Mustafa përmes një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.

- Advertisement -

 “Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit