1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani: Ska qënie njerëzore që mund të më kontrollojë

Rekomandime

Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në një tubim në Degën e 3-të të LDK-së, që njihet si dega e ish Presidentit Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Aty ajo ka thënë se pjesë e programit të tyre politik është luftimi i krimit dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.

“Ne e kemi një parakusht, luftimi i kriminelëve. Kriminelet dhe korrupsioni nuk mund të luftohen nga të korruptuarit.  Krimi dhe korrupsioni mund të luftohen nga njerëz me duar të pastra. Le ta dëgjojë secili nga kundërshtarët tanë: nuk ka qenie njerëzore që mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka thënë Osmani.

Ajo ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mobilizohen si para 30 vjetësh.

- Advertisement -

“Ju lus për mobilizim si në vitet e 90-ta sepse shteti ynë është në rrezik. Mos ua falni asnjë sekond atyre që deri sot e shkatërruan të ardhmen e fëmijëve tanë”.

“Me të drejtë secili fjalim që fillon në këtë degë duhet të fillojë me peshën historike sepse dega jonë mban emrin e Presidentit historik. Është përgjegjësi. Është degë në të cilën ka vepruar Dr. Rugova, është vendet ku prehet ai. E kemi përgjegjësi të madhe që ata punuan me të dhe ne, për të punuar për tri postulatet: Liri, Pavarësi, Demokraci”.

- Advertisement -

“Zotohemi shumë që do t’ju bëjmë krenar juve si themelues, sepse rrethanat në të cilat keni punuar ju kanë qenë të jashtëzakonshme. Flasim shumë shpesh për rezistencën dhe sakrificën që është bërë deri në themelim të shteti. Por më e rëndësishmja ka qenë ajo që krijoi Rugova, besimi në liri. Sot secili prej nesh e ka për detyrë që ta rindërtojë besimin e secilit qytetar. Rugova diti shumë mirë të ndërtojë solidaritet, të cilin ne po e kultivojmë sot në LDK”.

“Ne nuk imponojmë asgjë, të gjitha i bëjmë me vullnet dhe besim. Besim në barazi, në familje dhe besim në vlerat euro-atlantike, besim në evropianizim të vendit tonë. Për këto vlera ne punojmë, ndërsa të tjetër i rrezikojnë. Në çdo vend të Kosovës përgjatë këtyre viteve kemi parë një dëshpërim të madh se si duket Kosova tash”.

Osmani ka theksuar se si kryeministre do ta kthejë besimin e qytetarëve në shtet.

“Prishtina e ka humbur besimin. Është detyrë e jona , që prishtinasve t’ua kthejmë besimin, jo vetëm në politikë, por në punë dhe se perspektivën mund ta gjejnë këtu. Beteja jonë  është kundër ikjes, kundër zbrazjes. Kur të ikë rinia nuk ia vlen më asgjë. Nuk ka trishtim më të madh sesa ikja e dytë. Ikjen e parë e kemi pasë në vitet 90-ta. Njerëzit e rrezikshëm e të padijshëm që për lëkurën e tyre e shesin shtetin më nuk do të kenë vend në institucionet e Republikës së Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit