0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vjosa Osmani: Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun, ai do të shkarkohet 

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës.

- Advertisement -

Sonte në emisionin Pressing të Televizionit T7, e ftuar është Vjosa Osmani, kandidatja e LDK’së për Kryeministre të vendit.

Omsmani ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se dialogun më nuk do ta udhëheq Hashim Thaçi.

“Presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë. Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën e Thaçit”.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun.

“ Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

“ Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit