1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vllasi: Kandidati më i mirë për kryeministër Enver Hoxhaj, shanse të mira ka edhe Albin Kurti

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.

- Advertisement -

Sipas tij, më e rëndsishme është që ata që hynë në Parlament e të tregohen përgjegjës ndaj popullit dhe shtetit.

Vllasi konsideron se kandidati më i mirë për kryeministër, në këto zgjedhje është Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Kuptohet, më humbësi do të dalë ai lista e të cilit merr më së paku vota. Pa marrë parasysh kush është ai si person. Personalisht mendoj se për kryeminister më i miri do të ishte kandidati i PDK-së Enver Hoxhaj. PDK-ja do të dal mirë me rezultate të zgjedhjeve”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

- Advertisement -

Sipas Vllasit, shanse të mira ka edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Edhe Albin Kurti ka shanse të mira pasi që VV-ja do të kalojë mirë në zgjedhje. Por të gjithë tjerët do t’i bëjnë probleme. Mbetet të shihet si qëndron ai në raport me vendimin e Gjykatës Kushtetuse që e çoi Kosovën në zgjedhje të reja”, theksoi ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas tij do të bjerë dukshëm me rezultate.

“LDK-ja në këto zgjedhje do të bjerë dukshëm nën nivelin që kishte në zgjedhjet e fundit”.

Nga ana tjetër, Vllasi thotë se Vjosa Osmani po i bën vend të mirë vetes në skenën politike.

“Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenen politike. Së pari për shtetin dhe popullin e pastaj për vete. Ky duhet të jet parim për njerëzit në pushtet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme do të mbahën më 14 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit