1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vlora Çitaku e përfundon mandatin e ambasadores së Kosovës në SHBA

Rekomandime

Vlora Citaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

- Advertisement -

Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.“Ambasadorja e Kosovës në # ËashingtonDC @vloracitaku ka përfunduar me sukses mandatin e saj.

Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për shërbimin e saj dhe përfaqësimin e jashtëzakonshëm të #Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.Vlora Çitaku më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Jashtme.

- Advertisement -

Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit