13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vlora Çitaku kthehet si ambasadore në ShBA

Rekomandime

Vlora Çitaku është kthyer sërish në Uashington në detyrën e saj si ambasadore e Kosovës në SHBA, pavarësisht se para më shumë se dy muajsh, presidenti Hashim Thaҫi kishte nënshkruar dekretin për tërheqjen e saj nga ky post.

Madje, ajo kishte organizuar edhe takime lamtumirëse në Uashington dhe ishte kthyer në Prishtinë, por është detyruar të kthehet sërish në Uashington, pasi partnerët e koalicionit qeveritar nuk kanë vendosur ende se kush do ta zëvendësojë.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi për REL-in se në Uashington është ende në detyrë ambasadorja Çitaku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri, siç është përcaktuar në dekretin e tërheqjes së saj të nënshkruar nga presidenti.

Bazuar në dekretin e presidentit, ajo mbetet në këtë detyrë derisa të emërohet ambasadori i ri, por në rast se ajo nuk mund ta ushtrojë më këtë post, atëherë duhet të emërohet një “i ngarkuar me punët” (Charge D’Affairs).

Sipas të dhënave zyrtare, në Ambasadën e Kosovës në Uashington është vetëm një diplomat.

- Advertisement -

Pos Uashingtonit, edhe Brukseli, Londra e Tokio kanë mbetur prej shumë kohësh me ushtrues detyre pasi Kosova nuk i ka emëruar ende ambasadorët e rinj pas skadimit të mandatit të diplomatëve të kaluar.

Në Ministrinë e Jashtme thonë: “Janë në përfundim të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj” dhe se i gjithë procesi po zhvillohet konform procedurave të parapara ligjore.

- Advertisement -

“Ministrja znj. Meliza Haradinaj-Stublla garanton një proces të drejtë, transparent, në respektim të plotë të procedurave ligjore dhe kushtetuese. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, secili vendim i saj do të merret në konsultim të plotë me kryeministrin e vendit, ashtu siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, tha për Radion Evropa e Lirë, këshilltari politik i ministres së Jashtme, Bul Salihu.

Sidoqoftë, Radio Evropa e Lirë, ka mësuar nga zyrtarë qeveritarë, se procesi ka ngecur dhe se vështirë që mund të ketë “emërime gjatë këtij viti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit