Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka uruar Kryeparlamentaren e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ajo ditën e krijimit të institucioneve të reja e quajti “një ditë për gratë e Kosovës”.
“Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e Kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky hap i madh vjen pas emërimit të 5 grave të mrekullueshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, ka shkruar ajo.