2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vodhi karrigen stomatologjike, dënohet stomatologu nga Prishtina Erblina Sejdiu

Rekomandime

Valdet Lajqi, stomatolog i mjekësisë familjare, u dënua sot nga Gjykata e Prishtinës me 150 ditë burg dhe 500 euro gjobë nën akuzat se përvetësoi pasurinë që iu besua për shkak të detyrës së tij zyrtare.Mirëpo, me pëlqimin e Lajqit, 150 ditëshi i burgut u vendos që të zëvendësohen me 2500 euro gjobë.Kështu Valdet Lajqit i duhet të paguajë 3000 euro për përvetësimin e karriges stomatologjike nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

- Advertisement -

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.Valdet Lajqi, kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë dhe e njëjta ishte aprovuar edhe nga gjyqtarja e rastit, Violeta Namani.Sipas aktakuzës, në prill të vitit 2015, i pandehuri Lajqi kishte kërkuar nga punëtori i tij Agim Thaçi që një karrige stomatologjike ta hiqte nga QMF-ja dhe të dërgonte në shtëpinë e Etrit Tahirit.Sipas dosjes së Prokurorisë, punëtori Agim Thaçi e kishte marrë veturën e tij private të llojit “Pick-up” dhe së bashku me të pandehurin Valdet Lajqi e kishin dërguar karrigen stomatologjike te shtëpia e Etrit Tahirit në lagjen Matiqan në Prishtinë.

Pas dy javësh, me kërkesën e të pandehurit Lajqi, Etrit Tahiri dhe Agim Thaçi ia kishin dërguar karrigen stomatologjike në ordinancën e tij private “Viva Dent” në lagjen Dardania në Prishtinë.Me këtë veprim i akuzuari i ka shkaktuar dëme Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.Kallxo.com ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit