Një burrë ukrainas përdori grepin për të tërhequr një djalë11-vjeçar, pasi fëmija ishte bllokuar në një bllok akulli lundrues në mes të lumit Desenka në Kiev të dielën.
Videoja e momentit u filmua nga peshkatari Richard Gorda, i cili u gjend aty dhe arriti të shpëtonte djalin shkruan Kosova ime.
Z. Gorda dëgjohet duke i folur djalit të tmerruar të qëndrojë i qetë ndërsa ai përpiqet ta shpëtojë.
Në video duket fëmija, i moshës 11 vjeç në mes të ujit dhe që nuk mund ta notonte.
Videoja përfundon me dëshmitarët që ndihmojnë fëmijën të zbresë nga akulli në breg.
Sipas raporteve, ai u shpëtua pa lëndime dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore.