9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Von Cramon: E ndaj frustrimin me qytetarët e Kosovës, BE-ja të liberalizojë vizat që ka premtuar

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon tha sot në këtë institucion se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën sa më shpejt që është e mundur.

Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë,Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetja Viola Von Cramon tha se pavarësisht se qytetarët e Kosovës e favorizojnë BE-në jashtëzakonisht shumë ky fakt nuk duhet të merret si i mirëqenë përgjithmonë nëse Bashkimi Evropian nuk përmbushë detyrimet, prandaj është koha e fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.

- Advertisement -

“Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në sesa Kosova por ky fakt nuk mund të merret përgjithmonë si i mirëqenë nëse nuk përmbushim detyrimet tona, ne humbim kredibilitetin tonë dhe besimin, është koha e fundit që Këshilli i BE-së për të dhënë premtimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, unë ndaj frustrimin e qytetarëve të Kosovës, unë do të dëshiroja që Parlamenti Evropian do të mund të vendoste për këtë çështje”, tha Cramon.

Eurodeputetja që vjen nga të Gjelbërit e Gjermanisë shprehu shqetësimin për mosfurnizim të Kosovës me vaksina anti-covid.

“Një tjetër çështje është mosfurnizimi i Kosovës me vaksinat COVID-19, kapaciteti i prodhimit në BE po rritet dhe kjo duhet të shfrytëzohet që të furnizohet edhe Kosova sa më parë që është e mudnur BE-ja duhet të përkrahë vaksinimin e shpejt të personelit mjekësor dhe grupeve tjera më të ndieshme”, tha ajo.

- Advertisement -

Mes tjerash ajo përmendi edhe nevojë për zgjedhjen e presidenti të ri, kurse sa i përket dialogut Kosova nuk duhet ta braktisë atë por ta vazhdojë.

“Kuvendi i ri duhet të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të zgjedhë presidentin e ri. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, qeveria e re të vazhdojë dialogu, pavarësisht vështirësive Kosova duhet që të punojë me BE-në rreth dialogut dhe mos ta braktisë atë.Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht që dy vendet të anëtarsohen në Bashkimin Evropian”, tha europarlamentarja Von Cramon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit