1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Von Cramon “godet” Bërnabiqin: Gjithmonë do t’i mbroj të drejtat e njeriut

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se sundimi i ligjit i referohet trajtimit të barabartë të të gjithëve para tij, qoftë në Loznicë, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani, duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, të cilat i quajti suIme.

Brnabiq më herët ka shkruar në Twitter se sundimi i ligjit është një gjë për Von Cramon kur bëhet fjalë për Prishtinën, dhe diçka tjetër në rastin e Beogradit, duke e pyetur Von Cramon nëse ajo thotë se “serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët tjerë”. Ajo e ka quajtur hipokrite eurodeputeten.

- Advertisement -

Von Cramon deklaroi në të njëjtin rrjet social se ajo gjithmonë do t’i mbrojë të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht nga kombësia e dikujt.

“Sundimi i ligjit ka të bëjë me trajtimin e barabartë për të gjithë para ligjit, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani. Unë gjithmonë do t’i mbroj të drejtat civile dhe të njeriut pavarësisht nga kombësia e dikujt. Herën tjetër, në vend që të më suImoni, mund të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkroi Von Cramon në Twitter.

Von Cramon ditë më parë e ka vizituar Loznicën dhe fshatin Nedeljice në Serbi, ku po mblidhen nënshkrimet për tërheqjen e Planit Hapësinor që parasheh ndërtimin e minierës së kompanisë “Rio Tinto”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit