2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Von Cramon: Hijet e nacionalizmit po e pengojnë bashkëpunimin në Ballkan, i dërguam letër Merkelit

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe deklaron se anëtarët e PE-së dhe Bundestagu i kanë dërguar një letër Kancelares gjermane Angela Merkel për t’u siguruar se procesi i Berlinit përfshin pajtimin dhe përparimin e vërtetë.

- Advertisement -

Ajo vuri në dukje se pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë, asnjë përparim nuk mund të bëhet.

“Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit