3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Von Cramon nuk pajtohet me Lajçakun: Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës s’çon askund

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e Emisarit të BE’së Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

- Advertisement -

Von Cramon ka shkruar në Tëitter se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçak duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, ka shkruar Von Cramon.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta.

Lajçak këto komente i ka bërë nga Beogradi pas takimit që ka mbajtur mbrëmë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Deputetja e Parlamentit Evropian e ka quajtur si deklaratë shumë të mirë atë të ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Christoph Heusgen, i cili i reagoi Ivica Daçiqit se të gjithë fjalimin e ka copy-paste dhe nuk përmend asnjëherë faktin se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë.“Absolutisht e vërtetë.

Një deklaratë shumë e mirë e ambasadorit të Gjermanisë në OKB”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Von Cramon:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit