2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Von Cramon: Presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership, Kosova meriton liberalizim të vizave

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka njoftuar se ka marrë përgjigje nga sekretari i shtetit të Gjermanisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, në një letër për të cilën thotë se e ka dërguar në qershor.

- Advertisement -

Ajo në Twitter ka shkruar se është pranuar se disa shtete nuk kanë qenë të kënaqura dhe tashmë është koha e komisionit për t’u përgjigjur.

Von Cramon tutje ka pyetur se pse është duke u humbur kaq shumë kohë.

Ajo tutje ka thënë se presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership lidhur me procesin, duke shtuar se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

“Të tri pikat kanë marrë përgjigje, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar. Këshilli vetëm po fiton kohë duke përdorur manovrime burokratike. Presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership për t’i shpërndarë dyshimet. Kosova meriton liberalizim të vizave”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit