1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Votohet Qeveria e re në Serbi

Rekomandime

Me 227 vota për dhe pesë kundër, Parlamenti i Serbisë e votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiq.Qeveria e re serbe do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.Më herët, duke paraqitur planin e qeverisë, Ana Bërnabiq ka theksuar që Qeveria serbe do të ketë gjashtë qëllime kryesore, prej të cilave, e para do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

- Advertisement -

Bërnabiq ka shtuar që qëllimet e tjera janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies, ruajtja e vendimmarrjes së pavarur të Serbisë, përshpejtimi i reformave dhe përparimi ekonomik i vendit.
Ajo gjithashtu deklaroi se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiq.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq.Bashkë me Partinë Përparimtare Serbe(SNS), qeverinë përfshinë gjithashtu ish-partnerin e tyre, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiqit, por edhe Aleancën Patriotike Serbe – SPAS të Aleksandar Shapiq, i cili ka qenë në opozitë deri më tani./rel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit