1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Voton Vitia, i drejtohet qytetarëve në stilin e Albin Kurtit: Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë, ushtrova të drejtën e votës

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Arben Vitia, ka dalur të votoj për zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

- Advertisement -

Vitia më në fund ka thyer heshtjen duke bërë paraqitjen e parë publike gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ai është parë duke votuar me bashkëshorten e tij, derisa fjalët e tij kanë qenë goxha të ngjashme me të liderit të partisë, Albin Kurtit.

Vitia nisi të flasë për motin e më pas e ndërlidhi me  zgjedhjet lokalet sot.

- Advertisement -

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia.

Kujtojmë se Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit