3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vozitësja e shkel ekzaminerin disa momente pasi kaloi testin e vozitjes

Rekomandime

Një ekzaminer ka mbetur pa shenja jete në vend pasi u shkel nga një grua 68 vjeçare që sapo kishte kaluar testin e vozitjes.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të premten në qytetin jugor të Polonisë, Rybnik. Policia thotë se ekzamineri 35 vjeçar ishte duke e testuar gruan për patentë shofer.

- Advertisement -

Në kohën që ishte goditur, ekzamineri ishte duke testuar një tjetër kandidate.

Deklarata zyrtare nga policia thotë që burri vdiq nga lëndimet, dhe iu referua incidentit si një ngjarje tragjike. “Vetura e drejtuar nga një grua 68 vjeçare që sapo kaloi testin e vozitjes, e goditi ekzaminerin 35 vjeçar”, thuhet në deklaratë.

“Fatkeqësisht, burri vdiq nga lëndimet”. Gruaja nuk mundi të jepte deklaratë në polici pasi ishte në gjendje shoku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit