3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vrasësi i 13-vjeçarit që e fali presidenti ishte dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit

Rekomandime

I dënuari për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë të dënimit, nga 15 vjet në total sa ishte dënuar, është dëshmitar në procesin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Kjo informatë që e ka siguruar gazeta nga një burim që nuk pranoi të identifikohet, konfirmohet edhe nga procesverbalet e hetuesisë lidhur me vdekjen e dyshimtë të aktivistit të LVV-së.

- Advertisement -

Luz Allaku është intervistuar më datën 10 nëntor të vitit 2016, pesë ditë pas vdekjes së Deharit.

Asokohe, sipas dëshmisë, Allaku kishte dhomën afër asaj të Deharit. E ka konfirmuar vetë në deklaratën e tij dhënë policisë. “Unë Luzë Allakaj në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit deklaroj: Më datë 05.11.2016, në orën 14 kemi dalë në shëtitje dhe në orën 15 jemi kthy në dhoma, që gjendeshin në korridorin e krahut A. Unë gjendesha në dhomë me Gj.K, N.Sh dhe K.G në dhomën A 6”, thuhet në procesverbalet që ka siguruar koha.

Allaku ishte ndër të burgosurit e parë që kanë hyrë dhe e kanë parë në dhomë Deharin.

- Advertisement -

Në dëshminë e tij të shkruar me shkrim dore, ai e ka përshkruar se në çfarë gjendje e kishte gjetur atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit