2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Vrasja e anëtarëve të LDK’së”, Haxhiu akuzon partinë e Rugovës se i quante udbashë njerëzit e UÇK’së

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka pasur peshë më të madhe morale gjatë viteve të 90-ta dhe se fjala e tyre ka vlejtur më shumë se sa armët.

Ai shton se njerëz të LDK-së, i kanë quajtur “udbash” njerëzit që po luftonin nëpër male kundër regjimit serb.

- Advertisement -

“Për ata që nuk e dijnë. LDK ka qenë fuqia morale e këtij vendi. Nëse do me dit, fuqia e fjalës së LDK e dënimit për tradhti, prej vitit 90 deri 96, ka qenë tri herë më e fuqishme se sa njerëzit që kanë pasur armë”, thotë ai.

“Bile njerëzit e LDK, njerëzit që kanë qenë në mal, i kanë quajtur “UDB-ash’”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit