3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vrasje në Pejë: Vritet Qerim Kelmendi dhe i digjet trupi

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së. Kelmendi ishte kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Emri i Ibrahim Rugovës ështē shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftēs! Ketē farē te keqe e ka mbjellur, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS! Janë shumë… !”, kishte shkruar Qerimi në Facebook.

- Advertisement -

Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima.

- Advertisement -

E viktima Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kelmendi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe fliste shpesh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit