2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vucic ankohet për BE’në: Kërkojmë Asociacionin e jo letra të vulosura

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se vazhdimi i dialogut me Kosovën në Bruksel e pret me 7 shtator, e në atë takim ai tha se pret që të flasë për “probleme thelbësore”, siç është formimi i Asociacionit të Komunave Serb sipas tij.

Ne nuk po bisedojmë për probleme thelbësore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin me 7 shtator, do të kërkoj përmbushjen e marrëveshjen e 2013’s që është arritur me ndërmjetësimin e BE’së, e kjo është formimi i Asociacionit të komunave Serbe. Duam hapa konkretë e jo vula në letra” u ankua Vucic në konferencë për media.

- Advertisement -

Vucic theksoi se Serbia nuk dëshiron të dalë nga dialogu por u ankua megjithatë për dialogun e qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ne duam dialog real e jo vetëm të na thonë se duhet t’i pranojmë…Këtë jam kam thënë edhe Palmerit e Grenellit, e kam thënë edhe para Thaçit, ja kam thënë të gjithëve, i kam thënë të gjithëve.

I kuptoj ata, kjo është politika e shteteve të tyre…Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore…për disa kjo si duket kjo nuk ju intereson” tha Vucic.

- Advertisement -

Vucic nuk heq dorë as nga ndalesa e vendosur për mallrat që ju shkruan Republika e Kosovës tha se “kjo nuk do të ndryshoj edhe nëse është problem”.

Ai komentoi edhe deklaratën e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA’së, Matthew Palmer që në një formë ideale dialogu do të duhej të përfundonte me njohje të ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës, tha se e kupton politikën e SHBA’së dhe Gjermanisë për të cilat tha se nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës, por do të shohin se si të “tërheqin Serbinë aty”.

- Advertisement -

Kjo situatë për ne nuk është e lehtë. Të gjithë njëzëri falsin se si nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së Kosovës dhe për atë i lus qytetarët e Serbisë të kuptojnë vështirësinë e pozitës tonë dhe që të dalim sa më të bashkuar pasi kështu do të ja dalim të ruajmë vendin tonë dhe të shtrojmë një rrugë më të shpejtë drejt të ardhmes tonë” tha Vucic.

Vucic u ankua përsëri për propozim ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së duke e vlerësuar si “lajm i tmerrshëm” për serbët në Kosovë dhe paraqet një “keqtrajtim shtesë për popullatën serbe”.

“Siç tah ambasadori amerikan në Prishtinë, kjo është caktim i deliktit verbal. Do të shohim se si do të reagoj Brukseli”.

Vucic u përgjigj edhe për dyshim se po shfrytëzon blerjen e armëve nga shtete të caktuar për t’ju blerë edhe pëlqimin e tyre, ai mohoi këtë duke thënë se “Serbia blenë armë që i duhen”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit