1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçic befason me deklaratën thotë se e njeh Putin më mirë se 99 për qind e liderëve të botës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pohuar se e njeh shumë mirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe se i di mendimet e tij.

Duke folur rreth mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë shkaku i agresionit në Ukrainë, i pari i shtetit serb pohoi se ka marrë një vendim të drejtë për Serbinë.

- Advertisement -

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin”, tha ai.

Ai më tutje pohoi se e njeh liderin rus më mirë se shumë liderë botërorë dhe se e di se çfarë mendon ai, raporton euronews.sr.

“Besoj se Putin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai po e befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Vuçiq ka shpjeguar se Serbia nuk ka vepruar politikisht por në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit