-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiç e ka një porosi për sportistët serbë nëse përballen me ata të Kosovës në Olimpiadë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ua ka dorëzuar sot flamurin shtetëror ekipit olimpik, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Ndërkohë, ai e kishte një porosi për sportistët, mbi të gjitha për xhudisten Marica Perisic dhe garueset e taekwondos, Milica Mandic.

Shteti serb ju ka bërë gjithmonë presion sportistëve të tyre që të mos takohen me garuesit kosovarë. Kurse, tash, vendi fqinj ka nisur të ndryshojë. Madje, Vuçiç ka kërkuar nga sportistët të sillen korrketë ndaj çdo kundërshtari dhe që të mos refuzojnë të përballen me garuesit nga Kosova, pasi për problemet në mes të dy vendeve do të merret ai me institucionet politike të Serbisë.

- Advertisement -

“Ju jeni sportistë. Fitoni ose humbi, mos u brengosni, ne do të jemi me ju. Ne nuk do të kërkojmë nga ju të ndërmerrni aksione politike. Ne do t’ju përkrahim dhe nuk do të kërkojmë nga ju të mos dilni në podium ose të mos jeni pjesë e përballjes, nëse do të ballafaqoheni me garuesit nga Kosova. Ne, politikanët, do të merremi me këtë”, ka thënë Vuçiç në ceremoninë e sotme.

Në të kaluarën ka ndodhur kur garuesit serbë kanë refuzuar të përfundojnë në podium kur medalje kanë fituar garuesit nga Kosova. Edhe në “Tokyo 2020” ka mundësi të përballen garuesit kosovarë me ata serbë, mbi të gjitha në xhudo, ku Kosova është superfuqi botërore. Kosova e fitoi medaljen e artë me Majlinda Kelmendin në “Rio 2016”, ndërsa 11 garuesit e saj pjesëmarrës në “Tokyo 2020” do të synojnë përsëri të sjellin medalje në atdhe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit